Shtroja e leshtë për gjumë më të mirë

Personat të cilët kanë probleme me gjumin, gjithsesi duhet të mendojnë për përdorimin e shtrojave të leshta, sepse, sipas sondazhit të fundit, shtroja e leshtë është zgjidhja më e mirë.

Fibrat natyrale e thithin lagështinë, duke përfshirë edhe djersën, gjë që do ta lehtësojë ndjeshëm rregullimin e temperaturës trupore.

Njeriu në mesatare nxjerr deri në një litër djerse gjatë gjumit, ndërsa djersën fibrat sintetike nuk mund ta absorbojnë, transmeton “TheTimes”.

Rezultati është rregullimi joadekuat i temperaturës trupore, me ç’rast dukshëm dëmtohet cilësia e gjumit. Për gjumë të mirë është e rëndësishme që temperatura e trupit të mos jetë shumë e lartë dhe as shumë e ulët.

Studimi përfshiu 8 persona të cilët kishin fjetur në 3 shtroja dhe mbuloja të ndryshme dhe nga materiale krejtësisht të ndryshme: leshi, pambuku dhe fibrat sintetike. Pjesëmarrësit, gjatë gjumit me shtroja dhe mbulesa leshi, kishin fjetur më qetë dhe më thellë, se sa gjumi në mbulesën e pambukut ose atë sintetike.

“As që duhet përmendur se sa i rëndësishëm është gjumi, hulumtimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e gjumit dhe gjumi i cilësisë së dobët rrit rrezikun e sëmundjeve të ndryshme”, tha udhëheqësi i studimeve, prof. Chris Tattersall.

Studiuesit theksojnë se shtroja nga leshi është e shkëlqyeshme edhe për çifte. Në fakt, çdo personi i përshtatet një temperaturë e ndryshme gjatë gjumit, ndërsa shtroja e leshtë do të përshtatet me temperaturën e trupit të individit, pa marrë parasysh faktin që nuk ai nuk fle vetëm. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button