Kosova vuan nga mungesa e punëtorëve profesionalë

Mbi gjysma e popullatës së Kosovës është e re dhe e aftë për punë, por shumica e tyre, pavarësisht nivelit të shkollimit, nuk kanë profesionalizëm të mjaftueshëm, raporton KTV.

Një mungesë e tillë u ka sjellë humbje me mijëra euro prodhuesve të vendit, të cilët është dashur të marrin disa herë ekspertë të jashtëm, duke rritur kështu koston e të bërit biznes.

Një problem të tillë e ka edhe Bashkim Osmani, i cili tash e 14 vjet e ka nisur prodhimin e lëngjeve natyrale, përcjell Koha.net.

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, në kuadër të së cilës funksionojnë edhe entet e punësimit, është në pritje të përgjigjes nga Ministria e Administratës Publike për formim të Agjencisë së Punësimit.

I pari i kësaj ministrie, Arban Abrashi, ka thënë se kjo agjenci do të merret me sigurimin dhe përgatitjen e punëtorëve profesionalë për kompanitë që duan të hapin vende të reja pune.

Lajme të ngjashme

Back to top button