Shumë risi në Serinë-7 të re të BMW-së (Foto)

Gjenerata e re e ‘Serisë 7 2016’ të BMW-së pritet të vijë shumë shpejtë. BMW ka nisur publikimin e disa “reklamave” për modelin e ri më të avancuar.

Seria 7 e re i mundëson shoferit të dalë nga makina dhe ta parkojë makinën përmes një teledirigjuesi.

Por, mos mendoni se do të jetë e ngjashme me mënyrën se si James Bond e parkon BMW-në e tij, transmeton koha.net. Shoferi e kontrollon procesin e parkimit përmes një teledirigjuesi që përmban një ekran LCD.

Sistemi i informimit dhe argëtimit në gjeneratën e re do të përfshijë kontrollin me gjeste, navigimin me ekran të ndjeshëm në prekje dhe kontroll të përmirësuar të zërit.

Struktura e Serisë 7 të re do të ketë një dozë të lartë të materialit super të lehtë të fibrave të karbonit.

Për detajet tjera të makinës, pritet që BMW të dalë zyrtarisht me ndonjë komunikatë.

ser1

ser2

Lajme të ngjashme

Back to top button