Nuk mund ta besoni se kush e shkaktoi këtë aksident?

Ishte parkuar larg nga pishina, por shoferi nuk e kishte fikur makinën.

Michael dhe Ruth Smith kishin dalë nga vetura për të blerë diçka në dyqan, e kur janë kthyer më nuk e kanë gjetur kamionçinën e tyre.

Bashkëshortët e kanë lënë në veturë qenin, i cili gjendej në ulësen e prapme.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë qenin e quajtur Caroline, të prek pedalet që e nisin makinën.

Automjeti ka bërë një udhëtim afro dhjetë metra dhe pasi ka rrëzuar murin rrethues të një shtëpi, ka përfunduar në pishinë, transmeton Telegrafi.

Se e ka vozitur qeni veturën, këtë e konfirmon John McNamara, pronari i shtëpisë ku përfundoi vetura.

“Pasi ra vetura në pishinë, nga aty doli një qen”, ka thënë ai për WRAL.

“Nuk e fajësoi as qenin e as çiftin që e kanë në pronësi”, ka theksuar McNamara, duke shtuar me humor se “kjo më bëri të dal në media”.

Lajme të ngjashme

Back to top button