Izraeli mban stërvitje të madhe ushtarake në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite në qytetin Nablus filloi një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor.

Anëtari i grupit “Rezistenca e Nablusit”. Hamza Diriyye tha për AA se ushtarët izraelitë, të ndarë në tre grupe, tashmë prej dy javësh janë vendosur në zonën Akrabe në Nablus, ku përgatisin stërvitje ushtarake, dhe secili veç e veç përdor njëqind topa, automjete transporti dhe municion për armë të kalibrit të madh.

Diriyye thekson se në këtë rajon për herë të parë realizohet një stërvitje ushtarake. Ai nuk dha informacione për kohëzgjatjen e ushtrimeve ushtarake. Stërvitja ushtarake filloi në mëngjes në zonat e populluara dhe ka shkaktuar shqetësim në mesin e banorëve lokalë. Diriyye thekson se stërvitja mund të dëmtojë kulturat bujqësore.

Ushtria izraelite kohë pas kohe, në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, kryen stërvitje ushtarake. Gjatë kryerjes së stërvitjeve në afërsi të vendbanimeve, banorët evakuohen. Izraeli në fillim të majit ka kryer një stërvitje dy-ditore në Bregun Perëndimor dhe me këtë rast ata ftuan 3.000 ushtarë dhe 10,000 të tjerë janë informuar për të qenë në gatishmëri. /AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button