Cilat janë 5 problemet që mund t’i zgjidhni me sodë

Për të pasur lëkurë të butë

Një zgjidhje shumë e mirë për të mbrojtur lëkurën është të hidhni në vaskën e mbushur me ujë pas bikarbonat sode dhe më pas të futeni në të. Kur të dilni do e ndjeni që lëkura juaj është më e butë dhe ju do ndjeheni më të relaksuar.

Për këmbë të bukura

Receta është shumë e thjeshtë: hedhim pak sodë në një legen me ujë të ngrohtë dhe i mbajmë brenda për 10-15 minuta. Do e shihni që nuk do i ndjeni më të rënda dhe të lodhura. Kjo mund të bëhet edhe për higjienën e duarve. I futim në një legen me ujë të ngrohtë në të cilin kemi hedhur 2 lugë të vogla me sodë dhe i mbajmë për 10 minuta. Thonjtë do bëhen më të shëndetshëm dhe duart më të buta.

Për një fytyrë përfekte

Përziejmë pak sode me ujë dhe e përhapim me mollëzat e gishtave në fytyrë duke e fërkuar dalëngadalë. Më pas e shpëlajmë me ujë të ngrohtë dhe të pastër.

Për një buzëqeshje edhe më të bukur

Soda është një produkt shumë i mirë edhe për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve tanë. Ajo zbut gjen, parandalon shfaqjen e gurzave dhe kariesit si dhe i bën dhembet më të bardhë. Mbushim një gotë me ujë dhe hedhim në të pak sodë. Më pas bëjmë gargarë dhe e shpëlajmë gojën me ujë të pastër. Për dhëmbët mund të hedhim sodë në furçë dhe t’i lajmë. Njollat do te ikin dhe ata do shkëlqejnë më shumë. Kujdes! Mos e përdorni shpesh sepse mund të këtë efekte tek zmalti i dhëmbëve.

Për flokë të shëndetshëm

Së fundmi duhet thënë se soda na ndihmon të kemi flokë më të bukur dhe më të shëndetshëm. Fillimisht ky produkt i pastron ato nga llaku, xheli apo çdo produkt tjetër që kemi aplikuar mbi flokët. Se dyti nuk lejon formimin e zbokthit. Në të dyja rastet duhet hedhur pak sodë tek shampoja juaj e zakonshme dhe do e shihni ndryshimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button