Krijohet ‘Facebooku i shqiptarëve’

Këto ditë, një grup i të rinjve nga Prizreni kanë krijuar një rrjet të ri social të quajtur “ShqipTALK”.
Ky rrjet social ka për qëllim që t’i bashkojë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, për të komunikuar shqip.

Për më tepër, ky rrjet social është shumë i ngjashëm me Facebook, pasi që edhe në të mund të dërgoni mesazhe, kërkesa për miqësi, të hapni faqe, grupe etj.

“Ky rrjet social deri më tani ka arritur të mbledhë shumë regjistrues dhe besohet se do të marrë edhe shumë të tjerë”, thotë për gazetën Lajm, Edison Boqaj – njëri prej themeluesve të kësaj faqe.

Lajme të ngjashme

Back to top button