Perry fillon ditën me meditim

Katy Perry ka pranuar se e fillon ditën duke medituar me qëllim që të jetë më e freskët për punë.

Këngëtarja 28-vjeçe ka thënë se preferon të praktikoj metodat tradicionale indiane për t’u relaksuar, derisa qëndron e ulur në shtrat me sy të mbyllur.

“Po është e vërtetë që ditën e filloj duke medituar sepse nuk dua të shkoj në punë pa disponim dhe energji. Çdo mëngjes për më shumë se 20 minuta qëndroj e ulur në shtrat me sy të mbyllur, dhe më pas zgjohem dhe vazhdoj ditën me angazhimet e përditshme”, ka deklaruar Perry.

Lajme të ngjashme

Back to top button