Redmayne, drejt një çmimi tjetër Oscar

Mësohet se Eddie Redmayne është pranë rrëmbimit të një çmimi të dytë Oscar për rolin e tij në filmin ‘The Danish Girl’.

Aktori 33-vjeçar ka fituar çmimin si “Aktori më i Mirë” në “Academy Awards” këtë vit për rolin e tij në filmin ‘The Theory of Everything’ dhe Matthian Schoenaerts, i cili luan së bashku me Eddie në ‘Danish Girl’, pretendon se një tjetër trofe do i shtohet koleksionit të Eddie.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Matthian është shprehur: “Sapo kemi mbyllur xhirimet e filmit. Ishim në Norvegji në majën e një mali që kishte një pamje të mrekullueshme.”

“Nuk dua të sjell ters, por me bindje mund të them se Eddie Redmayne do të rrëmbjë një tjetër çmim Oscar për rolin e tij në këtë film”, tha Matthian Schoenaerts./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button