Roja bregdetare e Turqisë ndalon në detin Egje 60 emigrant ilegal nga Siria

Rojet bregdetare turke ndaluan 60 emigrantë të paligjshëm në një barkë gome, në përpjekjen e tyre që përmes detit Mesdhe dhe Egje të arrinin në ishullin grek Kos, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë patrullimeve të rregullta këtë mëngjes përgjatë bregut të Detit Egje pranë Bodrumit, roja bregdetare turke ndaloi një barkë gome të gjatë 9 metra, në të cilin ndodheshin 60 emigrantë të paligjshëm nga Siria, përfshirë disa gra dhe fëmijë. Barka u kap në përpjekjen e saj për të arritur në ishullin grek Kos.

Emigrantët e paligjshëm janë ndaluar dhe janë dërguar në stacionin e policisë në Bodrum, ndërsa njëri prej tyre humbi vetëdijen dhe u transferua në spital.

Njëri prej emigrantëve nga Siria, i cili thotë se është student i arkeologjisë, tregon se situata në Siri është jashtëzakonisht e vështirë dhe kjo është arsyeja pse ata u përpoqën të kalonin në Greqi.

Të ndaluarit, pas kontrolleve mjekësore dhe procedurave administrative do t’ju dorëzohen Zyrës për Shtetasit e Huaj në Mugla.

Lajme të ngjashme

Back to top button