Mustafa: Pagat më rritje për të gjithë nga muaji i ardhshëm

Kryeministrin Isa Mustafa, ka deklaruar se mirëpret ndërprerjen e grevës nga ana e sindikalistëve të SBASHK-ut.

Ai ka garantuar se do të ndërmerren të gjitha veprimet për të korrigjuar ndonjë lëshim të mundur në listat e pagave për muajin prill.

Lexoni postimin e plotë të Mustafës në Facebook:

Qeveria e mirëpret vendimin e SBASHK-ut për të normalizuar mësimin nga dita e nesërme. Do të ndërmerren të gjitha veprimet për të korrigjuar ndonjë lëshim që ka mundur të rrjedh në listat e pagave të muajit prill. Krahas kësaj, Ministria e Financave dhe Ministria e Administratës Publike do të përgatisin listat e pagave për muajin e ardhshëm me shtesën për përvojë për çdo vit prej 0.5% për të gjithë të punësuarit, që marrin paga nga Buxheti i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button