3 Maji dita ndërkombëtare e lirisë së medias

Media është njëri ndër faktoret themelorë i cili kontribon në jeten e një shoqërie të lirë demokratike. Media e lirë përfaqëson të drejten e shprehjes e cila ndihmon në informimin e publikut rreth ngjarjeve të ndodhura në vend, rajon, botë, përmes medias opinioni i gjerë njoftohet rreth zhvillimeve të fundit social-ekonomike si dhe zhvillimet të karakterit politik dhe shumë temave të cilat trajtohen në shoqëri

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 42 paragrafi nr.1 thotë: “Garantohet liria dhe pluralizmi i medieve”.

Neni 42 paragrafi nr.2  “Censura është e ndaluar. Askush nuk mund të pengojë shpërndarjen e informacionit ose të ideve nëpërmjet medieve, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimine nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore,kombëtare, etnike ose fetare”.

Neni 42 paragrafi nr.3 “Çdokush ka të drejtë të korrigjojë informacionin e pavërtetë, jo të plotë ose të pasaktë të publikuar, nëse cenontë drejtat ose interesat e saj/tij, në pajtim me ligjin”

Gazetaria në Kosovë përballet me shumë sfida, disa herë kemi pasur kërcënime ndaj gazetarëve, në shtetin tonë ende nuk është krijuar një ambient ku mund të ushtrohet profesioni i gazetarisë në mënyrë të lirë.

Gjendja në RTK, sa i përket gjendjes në radio televizionin e Kosovës, një raport i “Organizates për siguri dhe bashkëpunim në Evropë” ( OSCE) thotë:  Ligji për RTK-në, i miratuar në vitin 2012, i mundëson në parim transmetuesit publik që të mbrojë pavarësinë e tij editoriale dhe llogari dhënien publike. 7 Megjithatë RTK-ja vazhdon që të financohet drejtpërdrejtë nga buxheti i Kosovës deri në vitin 2015. Prandaj ende ka shqetësime në lidhje me ndikimin politik.

Liria e medias nuk e përfaqëson: ofendimin, shpifjen, nënçmimin, pasi se kjo nxit urretje (siç) kemi pasur rastin të shohim disa herë në Kosovë, ku disa media specifike kanë nxitur urretje dhe pastaj debatet me gjuhë të urretjes dhe gjuhë denigurese në mes qytetareve të Kosovës të cilet kanë disa diferencime ideologjike në mes veti morren përmasa shqëtësuese rreth unitetit në mes qytetareve të Republikës së Kosovës.

Mediat dhe pronaret

Gazetaret duhet të marrin lirinë e shprehjes edhe nga pronaret e tyre, ky problem në Kosovë është serioz pasi se ende ekziston një mentalitet primitiv tek disa persona të caktuar. Pronari i nje medias mund të ketë disa bindje të caktuar, por, nuk ka të drejt t’i privoj gazetaret nga shkrimet e tyre duke e pasqyruar ata që e shohin në vend, jo atë që e shohin tek pronari i tyre. Duke përjashtuar rastet e shumta ku disa pronar të medias nuk cenojnë të drejten e punëtorëve për të shkruar lirshem. Të dy rastet janë prezente tek ne.

Liria e shprehjes dhe liria e medias është baza e një shoqërie demokratike, ku përmes kësaj lirie trajtohen shume tema me karaktere dhe motive të ndryshme, nuk është në rregull që disa motive të jenë tendencioze sepse ato jo rrallë herë nxisin debate të ashpëra ku gjendja tingllon  jo e faborshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button