Kryqi i kuq do të vendos shenja paralajmërimi të rreziqeve për refugjatët

Gjatë kësaj jave do të vendosen 20 shenja në 15 pika të zeza të linjës hekurudhore në Maqedoni. Kjo është një iniciativë e Kryqit të kuq së bashku me Komisariatin e lartë për refugjat.

Shenjat do të jenë me dritë dhe do të paralajmërojnë refugjatët për rreziqet e mundshme, pasi që ata kryesisht gjatë natës kalojnë nëpër hekurudha.

Nga Kryqi i kuq thonë se shenjat do të jenë në tetë gjuhë, edhe atë në gjuhën angleze, frënge, arabe, maqedonase, urdu, dari, banga dhe tigranija.

“Tabelat do të jenë të dimensioneve  70 me 70 cm dhe do të jenë të vendosura në shtylla të metalit, në ato vende të cilat parashihen si të rrezikshme për jetën e njeriut”, tha Suzana Tuneva nga Kryqi i Kuq për Nova.

Fatkeqësisht refugjatët nuk i dinë të drejtate  tyre dhe ato nuk iu tregon askush  dhe gjatë rrugëtimit të tyre ata ballafaqohen me grupe të ndryshme bandite dhe kriminale si dhe me rreziqe të ndryshme të cilat atyre u kushtojnë me jetë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button