Gruevski sërish fiton mandatin, 4 vite të reja në krye të VMRO-së

Kryetari i deritanishëm i partisë qeveritare në Maqedoni, Nikolla Gruevski është rizgjedhur sërish kryetar i VMRO-së, të cilin mandat do ta gëzon plot katër vite.

Sipas rezultateve të votimit të sotëm që publikoi Ilija Dimovski, kryetar i Komisionit për zhvillimin e zgjedhjes, nga 560 delegat kanë votuar 529. Për zgjedhjen e Nikolla Gruevskit kanë votuar 528 delegat, kurse një fletë ka qenë e pavlefshme. Votimi i sotëm ka qenë vazhdimësi e kongresit të 15 të kësaj partie që u mbajt në Kumanovë.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button