PLD: Gruevskit i erdhi fundi

Partia Liberal Demokrate (PLD)përmes një kumtese me shkrim e gjykoi fjalimin e Gruevskit në Kumanovë si vulosje e karrierës së tij politikë në vend.

“Partia liberal demokratike fjalimin e djeshëm të Nikolla Gruevskit sheh pranimin e  të gjitha gjërat e dëmshme, keqpërdorimet që ka bërë kryeministri së bashku me ekipin e tij gjatë këtyre nëntë viteve. PLD nuk është e befasuar nga sjellja e Gruevskit, që të gjithë përreth tij i sheh si fajtor, ndërsa fajin asesi ta hedh te vetvetja. Ky është një fenomen patologjik prej të cilës shpëtim nuk ka. Populli e di thënien se ‘ peshku i vjen era nga koka dhe jo nga fund”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu PLD thotë se fjalimi i fundit i Gruevskit është tentim për të shpëtuar lëkurën e vet

“Fjalimi i tij i fundit është tentim për të shpëtuar lëkurën e vet, dhe pranim i të gjitha akuzave të përmbajtura në “bomba”. Gruevski duhet ta kuptoj se në sytë e opinionit maqedonas ai është i dyshuari i parë. Totalitarizmi i tij ka fund. Problemi nuk është te partia, por te familja, e cila pa mëshirë po i vjedh qytetarët dhe e cila duhet të ikë një orë e më parë. Në vend të kërcënimeve me ‘transparente’ ndaj opozitës, kryeministri duhet që të jap dorëheqje nga funksioni.  Erdhi fundi edhe për ty Gruevski, jo vetëm për ekipin tënd, kot tenton që të shpëtosh. Populli të lexoi dhe më nuk të do!”, thuhet në kumtesën e PLD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button