LSDM: Gruevski pranoi politikat e tij katastrofale

Partia opozitare maqedonase LSDM ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit Nikolla Gruevski, të mbajtur dje në Kumanovë.

Nga LSDM thonë se kryeministri Gruevski tani më e ka të qartë se sa është ora dhe se ka pranuar të vërtetat e projektit “E vërteta për Maqedoninë” dhe politikat e tij katastrofale të cilat nuk arriti t’i mbuloj me ndryshimet e shpeshta të ligjeve, që krijuan rrëmujë në shumë fusha.

“E pranoi edhe projektin absurd Shkupi 2014, i cili çoi mbi 600.000.000 euro në xhepat e familjes. Përnjëherë ju bënë të rëndësishme edhe bashkësitë, dhe filloi të bindet edhe ai se, uzurpuesi Gruevski ja ka kthyer shtetin popullit?! Gruevski nuk po arrin të shoh atë që po e shohin të gjithë, edhe bashkëpartiakët e tij, madje edhe ata nga rrethi i tij i ngushtë rreth tij, se ka ardhur fundi. Do ta mbaj mend Gruevski këtë festë të majit, pas të vërtetës me të cilën 9 vite po luan duke mos zgjedhur mjete, atë të vërtetë që e pret jashtë sallës në Kumanovë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button