Shkupjani sulmon fizikisht bashkëshorten

Pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten, kundër 34-vjeçarit L.B nga Shkupi janë ngritur dy kallëzime penale, pasi që kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte sulmuar bashkëshorten.

Më datë 20 të muajit të kaluar në dy raste ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, me të cilën ka pasur disa vite me radhë mosmarrëveshje.

Policia njofton se pas përleshjes verbale me bashkëshorten në shtëpinë familjare, L.B. ka sulmuar fizikisht duke goditur atë me grushte dhe shqelma në pjesën e trupit.

Gruaja për shkak të lëndimeve me urgjencë është transportuar në spital ku janë konstatuar lëndime trupore.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po Zoti emarroft a nuk gjet mnyr tjeter me i zgjedh problemet a po vallahi jan trnu grat boll veq burrat sjan tu e dit qe kan Zot mbi ta e nese ai sulmon fizikisht nje grua veq qe e ka fuqin mos te harron qe ka Zot qe asht ma i fuqishum se ai . Presnjakt !!!!!

Back to top button