Plenumi i arsimtarëve: Arsimtari i mirë nuk i le nxënësit vet në protesta

Plenumi i arsimtarëve reagon publikisht duke bërë thirrje për mbështetje të nxënësve të shkollave të mesme të cilët ka një kohë të gjatë që bojkotojnë mësimin duke kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe shkencës (MASH) të mos bëjë reforma në Ligj që janë në dëm të tyre, transmeton Portalb.

“Është java e katërt që nxënësit e shkollave të mesme janë duke e bojkotuar mësimin ndërsa java e dytë që ata gjenden para MASH-it me tenda. Jemi dëshmitarë që për çdo ditë përfaqësuesit e MASH-it i thirrin për bisedë përfaqësuesit e nxënësve dhe këto biseda përfundojnë pa sukses. Pse? Arsyeja kryesore pse nuk ka sukses në biseda është në thelbin e konceptit për dialog. Dialogu nënkupton bisedë mes dy apo më shumë bashkëbiseduesve. Por, që biseda të jetë e frytshme ajo nënkupton që bashkëbiseduesit ta dëgjojnë njëri-tjetrin. Nëse dikush nuk dëshiron tu dëgjojë janë të kota tentimet për bisedime. Kështu ndodh edhe me MASH dhe nxënësit, thjeshtë institucionet nuk kanë vesh për ti dëgjuar kërkesat e nxënësve . Bisedimet dështuan sepse thjeshtë nuk kishte dialog” thuhet mes tjerash në reagimin e Plenumit të arsimtarëve.

Ky plenum çon mesazhin se arsimtari i mirë është ai që nuk rri në klasë të zbrazur dhe nuk i le nxënësit vetë në protesta por u bashkëngjitet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button