Vajgëll: Problemi i Maqedonisë ndiqet me shqetësim të madh në Bruksel

Në Parlamentin Evropian me vëmendje dhe shqetësim të madh ndiqen ngjarjet në Republikën e Maqedonisë, thotë raportuesi për Maqedoninë, eurodeputeti slloven Ivo Vajgëll nga grupi i Liberal­demokratëve evropianë.

“Pa dyshim, situata në Maqedoni, ashtu siç është, na shqetëson të gjithë neve të cilët dëshirojmë që Maqedonia t’i tejkalojë vështirësitë dhe sa më shpejtë të niset në rrugën evropiane. Kjo është ajo, që unë gjithashtu sinqerisht ia dëshiroj popullit dhe shtetit të Maqedonisë. Frikësohem se kriza politike e cila sot ndodh nuk është në dobi të interesave të Maqedonisë dhe se do të ishte shumë e rëndësishme nëse forcat politike dhe partitë politike udhëheqëse të gjejnë zgjidhje në në ato pozicione të cilat janë në interes të vendit dhe ta tejkalojnë konfrontimin aktual i cili sundon, si orientim thelbësor i të gjitha partive politike,” deklaroi për MIA-­n Vajgëll.

Sipas këtij politikani nga Sllovenia, kriza në Maqedoni ka dy dimensione.

“Njëra është kryesisht politike dhe shfaqet si mungesë e besimit të ndërsjellë dhe sjelljes konstruktive, ndërsa tjetra është krizë ligjore dhe çështjet, të cilat nuk mund të zgjidhen apo shqyrtohen ndryshe, por vetëm përmes hetimit objektiv, çfarë nga akuzat të cilat janë shfaqur në opinion janë mbajtur, e çfarë jo. Dhe çfarë pasoja nga ajo duhet të nxirrën”, shtoi ai.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA­s nga Strasburgu, Ivo Vajgëll, në marrëveshje me dy eurodeputet tjerë Euduard Kukan nga grupi i Partive Popullore dhe Riçard Hovit nga grupi i Socialdemokratëve, nuk dëshirojnë të japin deklarata për përmbajtën e bisedimeve që i zhvilluan apo do t’i zhvillojnë me përfaqësuesit e partive udhëheqëse të Maqedonisë për gjetjen e zgjidhjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button