Rama e Meta sot në Shkodër, nisin ndërtimin e stadiumit

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta do të udhëtojnë sot drejt Shkodrës për të përuruar fillimin e punimeve të stadiumit të ri.

Tashmë në bashkinë e Shkodrës ka mbërritur dhe leja e ndërtimit e stadiumit “Loro Boriçi”.

Ndërkohë Ora News zbulon detajet të hartës së planvendosjes së stadiumit miratuar nga KKT më 1 prill 2015.

Të dhëna nga stadiumi i ri:

Sipërfaqja e përgjithshme e truallit: 43 198 metra katrorë

Sipërfaqe parkimi : 4 916 m2

Numri i parkimeve për automjete të parashikuara: 210

Numër parkimi për VIP: 150

Hapësirë parkimi për mediat: 1000 m2

Sipërfaqe e rrugëve që rikonstruktohen: 978.62 m2

Hapësira të lira: 2 746 m 2

Projekti i stadiumit të ri parashikon një kapacitet prej 17 mijë vendesh dhe parashikohet të kushtojë 12 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button