Gresa moderatore me Maksin në CM9, ja finalistët

Tashmë është bërë e ditur se cila vajzë e njohur do të jetë këtë vit përkrah Maksit për të moderuar në Festivalin më të madh në Kosovë, “Celesi Muzikor 9”.

Ajo është këngëtarja simpatike Gresa Behluli, e cila ka pranuar të sfidojë veten edhe si moderatore, falë bashkëpunimit që ka gjithmonë me producentin Zico dhe ajo ka besim me moderatorin zyrtar të këtij festivali me Maksim Gjokaj.

Me anë të një video-promo të dy prezantuesit kanë shpallur edhe finalistët e natës së madhe më 7 Maj që do të vijë nga Zico TV, 21 Plus dhe Alsat M në Teatrin e bukur të Gjilanit. Drejtoresha artistike Edona Memini ka thënë se po përgaditet cdo detaj për natën e së enjtes që po vjen, ndërsa pa lakuar emra ajo ka thënë se do të ketë edhe shumë të ftuar specialë, përvec se shumë cmime. Më poshtë mund të ndiqni se cilat këngë kanë kaluar në finale./BS/

1.Ardit Stafa – DASHURI E JETES
Tex & Muz: Ilir Berani,
Ork: Ardian Kastrati

2.B-Genius ft. Niil-B – ROLLIN
Tex: B-Genius & Niil-B,
Muz & Ork: Hekuran Sahiti

3.Emine Toska – PA TY
Tex: Granit Gashi,
Muz & Ork: Granit Gashi & Nurteel

4.Fatjona Kuçi – KEM NJE DASHURI
Tex: Mentor Thaqi,
Muz & Ork: Ruzhdi Sadiku

5.Mergim Mjeku – MOJ ÇAPKENE
Tex: Toni,
Muz & Ork: Nexhat Mujovi ËIRUS

6.Pro Band – MILIONAT
Tex & Muz: Kreshnik Avdiu,
Ork: Arecording

7.Shkenda Dubova & Shemi – NUK SHIKOHEN VITET NE DASHNI
Tex & Muz: Besim Bunjaku,
Ork: Florent Boshnjaku

8.XXL Band – KJO ME PELQEN
Tex: Avni Qahili,
Muz & Ork: Meti Neziri

Lajme të ngjashme

Back to top button