Poroshenko: Lufta do të përfundojë me rimarrjen e Krimesë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka vënë në dukje se sovraniteti i vendit, integriteti territorial dhe pavarësia janë çështje parësore.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, theksoi se lufta për vendin e tij do të përfundojë me rimarrjen e Krimesë dhe të gjithë rajoneve në lindje.

Poroshenko në një kanal televiziv gjatë një deklaratë ka vlerësuar situatën në lindje të vendit.

Presidenti i Ukrainës i cili ka cekur dhe çështjen se “kur do të përfundojë lufta në vend”, ai ka pohuar se: “Lufta do të përfundojë atëherë kur Ukraina të rimarrë rajonet e lindjes dhe Krimenë, pikërisht atëherë do të përfundojë lufta. Sa kohë do të marrë kjo? Aq sa të jetë e nevojshme”.

Poroshenko duke vënë në dukje se sovraniteti i vendit, integriteti territorial dhe pavarësia janë çështje parësore u shpreh se “Ukraina nuk do të jetë në kompromis në lidhje me këto çështje”.

Lajme të ngjashme

Back to top button