Thaçi nuk ndalet, nesër në Luksemburg

Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i parë, Hashim Thaçi, ka vendosur që këto ditë të vizitojë disa vende në mënyrë që të fuqizojë marrëdhëniet bilaterale me shtetet e BE-së.

Ai nesër do të udhëtoj për vizitë zyrtare në shtetin e njeriut më me ndikim në BE, presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, në shtetin e Luksemburgut.

Thaçi gjatë vizitës së tij njëditore në Luksemburg do ta takoj homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Jean Asselborn dhe ministrin e Bashkëpunimit dhe Aksionit Humanitar të Luksemburgut, Romain Schneider.

Vizita e Thaçit në Luksemburg, siç mëson KosovaPress, ndërlidhet me diplomacinë ekonomike, pasi që Luksemburgu është njëri prej shteteve më të pasura në Evropë dhe se Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut ka shprehur gatishmëri që Kosovën ta mbështes me disa projekte për furnizim me ujë të qëndrueshëm në bashkëfinancim me Qeverinë e Kosovës.

Së fundmi, Thaçi ka qëndruar në Vatikan ku është takuar me zyrtarë të ndryshëm./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button