Maqedoni, 100 milionë euro minus në buxhet!

Zbrazëtira e buxhetit shtetëror e ka tejkaluar shumën e 100 milionë eurove. Sipas Ministrisë së Financave, deficiti buxhetor në tre muajt e parë të këtij viti është 102 milionë euro, që është më shumë se një e treta e deficitit deri në fund të vitit. Në mënyrë plotësuese, këtë muaj Qeveria mori kredi të re prej 48 milionë eurove dhe ktheu borxh të vjetër prej 18,6 milionë eurove, respektivisht e rriti borxhin për 29.4 milionë euro, shkruan gazeta Koha.

Zbrazëtira buxhetore me siguri do të thellohet në qoftë se kihet parasysh se kriza politike po përshkallëzohet, ndërsa Qeveria bëhet më duarshlirë dhe njoftoi një seri masash dhe stimulimesh për qytetarët dhe bizneset të cilat nuk ishin të parapara. Në anën tjetër, ekonomistët paralajmërojnë se thellimi i krizës do të ndikojë në ekonomi dhe ndoshta arka e shtetit nuk do të mbushet ashtu siç pritej çka pritet të sjellë deri te rritja e borxhit të shtetit.

Deficiti i planifikuar i buxhetit të sivjetmë është 3,5 për qind të bruto prodhimit vjetor (BPV), respektivisht 300 milionë euro. Në vitet e fundit deficiti buxhetor rishtazi është më i lartë se sa planifikimet. Borxhi publik në fund të vitit të kaluar ishte pothuajse katër miliard euro, ose gati 46 për qind e BPV-së. Të dhënat më të reja të borxhit nuk ka. Deri vitin e kaluar të dhënat për borxhin publikoheshin një herë në muaj, por nga ky vit Ministria e Financave borxhin e publikon në çdo tre muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button