Sllupçan, përkujtohet fillimi i luftës së UÇK-së

14 vjetori i fillimit të luftës së UÇK-së në Sllupçan si dhe shpallja e zonës së lirë të Karadakut, u përkujtuan sot në këtë rajon. Për dallim nga vitet e kaluara, kësaj radhe manifestim kaloi në një atmosferë shumë të zbehtë dhe në mungesë të qytetarëve. Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës, nga dega Kumanovë-Likovë, Berat Ajdari, gjatë fjalimit të tij porositi politikanët që të mos keqpërdorin emrat e dëshmorëve të UÇK-së për marketing dhe politikë ditore, njofton Alsat-M.

“Që nga përfundimi i luftës kaluan 14 vite, ne po mundohemi të ruajmë vlerat e luftës së lavdishme të UÇK-së,me buzëqeshje po paraqesim krenarinë e luftës por në realitet po shohim skenarë të ndryshëm, ndarje e përçarje që po mundohen të na zhveshin krenarinë tonë. Prandaj duhet të jemi të përgjegjshëm të gjithë ne, por edhe ata që merren me politikë pasi dëshmorët, invalidët dhe UÇK nuk janë për marketing dhe politikë ditore”, tha Berat Ajdari, kryetar i SHVL-UÇK dega Kumanovë-Likovë.

Nga BDI-ja, të pranishëm ishin vetëm kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraki, deputetët Rafis Haliti dhe Rexhail Ismaili, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani si dhe Ejup Halimi, sekretar shtetëror në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

Lajme të ngjashme

Back to top button