Barcelona vazhdon marshin drejt titullit

Skuadra katalunase, Barcelona, ka shënuar fitore tejet të lehtë në përballje me Cordoban në udhëtim.

Blaugranët e shkatërruan kundërshtarin e tyre sonte duke e mposhtur hiq më pak se 8:0.

Ivan Rakitiç (42’), Luis Suarez (45’, 53’ dhe 88’), Lionel Messi (47’ dhe 80’), Gerard Pique (65’) dhe Neymar (85’ p) realizuan golat e kësaj fitoreje të madhe të Barcelonës.

Këta të fundit tani kanë 87 pikë në kreun e La Ligës, pesë më shumë se Real Madridi, por me një ndeshje më tepër.

Lajme të ngjashme

Back to top button