Disa metoda tejet interesante për dobësim

Për t’u dobësuar dhe për te ruajtur linjat, ja disa rregulla qe duhet te zbatoni. Do e shihni qe nuk është nevoja për sakrifica te mëdha.

Ndiqni rregullin 1/10
Ky është një rregull shume i thjeshte. Te gjitha glucidet qe do konsumoni duhet te përmbajnë te paktën 10% fibra. Sipas studimeve, ushqimet qe kane raportin fibra/peshe ne total 1/10 përmbajnë me pak sheqerna, me pak sode dhe acide yndyrore te dëmshme.

Privilegjoni shijen
Sa me pak shije te kenë ushqimet, aq me shume ne hamë. Për këtë arsye është me mire te zgjidhni produkte me aroma te forta. Erëzat janë nder me te preferuarat.

Ndriçimi ndikon
Sipas një studimi, nëse konsumojmë ushqim ne një ambient me pak drite, do marrim 175 kalori me pak sesa nëse konsumojmë te njëjtën pjate ne një restorant me shume drite. Ne një vit kjo do ju beje te humbisni 10 kilogramë.

Paguani kesh, jo me karte krediti
Sipas kërkuesve te Universitetit te Cornell‐it, personat qe paguajnë me karte krediti, kane tendence te blejnë me shume produkte te panevojshme dhe te pasura me kalori. Blerja impulsive behet me pak nëse paguajmë me lek ne dore.

Pini ujë
Shkenca e ka provuar tashme se te qenit te hidratuar gjithë kohës mund t’iu ndihmoje te bini ne peshe. Duke pire 1,5 litra ujë ne dite do digjni afërsisht 18000 kalori ne vit pra do vini me rreth 2 kg.

Lajme të ngjashme

Back to top button