Sherri mes militantëve në Durrës gjatë takimit të Grida Dumës (VIDEO)

Lapsi.al siguron videon e incidentit të ndodhur një ditë më parë në Shkozet të Durrësit, gjatë një takimi elektorat të kandidates së PD për Durrësin, Grida Duma. Një grup militantësh me flamuj të Partisë Socialiste kanë ndërhyrë gjatë takimit duke shkaktuar ndërprerjen e tij.

Militantë të dyja palëve janë përfshirë në konfrontime fizike dhe mes tyre disa janë lënduar. Siç Lapsi.al raportoi një ditë më parë, në vendngjarje kanë shkuar forca të Policisë së Durrësit që kanë vënë nën kontroll situatën. Pas marrjes së dëshmive të disa prej personave të pranishëm janë shpallur në kërkim autorët e këtij incidenti.

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e këtij qyteti, Grida Duma, i ka quajtur provokime të rënda ndërhyrjet në takimet që ajo ka pasur me banorët e Shkozetit. Sot në Durrës ishte edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili duke komentuar incidentin bëri përgjegjës kryebashkiakun Vangjush Dako, të cilit sipas Bashës, po i rrënohet pushteti që ka pasur. Basha tha se askush nuk mund ta ndalojë cunamin e PD-së.

Shihni videon e këtij incidenti, ku quket qartësisht përleshja mes militantëve të dy partive.

Lajme të ngjashme

Back to top button