56 përqind e pacientëve me probleme respiratore pa nevojë ju shkruhen antibiotikë

Hulumtimi i zbatuar na ana e Shoqatës së specialistëve për mjekësi familjare – grupi respirator dhe Qendra për mjekësi familjare pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup tregon se tek 56 përqind të rasteve me probleme respiratore tek pacientët është vërejtur se ju shkruhen pa nevojë antibiotik, pa u bërë analizat e nevojshme plotësuese.

Hulumtimi i prezantuar në Ohër ka për qëllim që të jep rekomandime se si më pak të përdoren antibiotikët.

Kryetarja e Shoqatës së specialistëve Radmilla Ristova theksoi se hulumtimi ka treguar se duhet bërë shumë në këtë drejtim si në edukimin e popullatës por edhe të mjekëve si dhe të ndërmerren aktivitete nga ana e institucioneve përkatëse për ngritjen e vetëdijes për përdorimin sa më pak të antibiotikëve gjatë sëmundjeve të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button