Arrestohet drejtori i Parkingjeve në Qendër, Sasha Bogdanoviq

Sasha Bogdanoviq, drejtor i Ndërmarrjes Publike Parkingjet në Komunën Qendër dhe njëherë kryetar i këshillit komunal të LSDM-së në Qendër, ka informuar se mbrëmë është rrahur nga policia dhe është arrestuar.

Incidenti ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike ndërmjet Rabotniçkit dhe MZT Shkupi, që përfundoi me fitoren e ekipit të Aerodromit.

Sipas Bogdanoviq, ai ka dashur të urojë lojtarët për fitoren, pas cka policia ka kërkuar që të largohet, pasi aj ka pyetur arsyet, pjesëtarët e policisë kanë filluar me rahjen ndërsa më pas e kanë arrestuar.

Nga Policia kanë një version tjetër, thonë se një person ka dashur ta prish rendin dhe qetësinë publike në sallë, por kur policia ka dashur ta legjitimojë dhe ta arrestojë personin, Bogdanoviq ka intervenuar dhe nuk ka respektuar urdhrin e policisë që të mos i pengojë në punën e tyre.

Incidentin e ka dënuar edhe partia opozitare LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button