Takim i grupit punues për implementimin raportit të komisionit ad hok
Anëtarët e grupit punues për implementimin e rekomandimeve nga Raporti i Komisionit për hetimin e ngjarjeve në Kuvendin e Maqedonisë më 24 dhjetor, duhet të mbajnë sot mbledhjen , e parë pas asaj konsultuese e cila u mbajt javën e kaluar.
Grupi punues ka gjashtë anëtarë. Kryesues është deputeti nga VMRO-DPMNE-ja, Ilija Dimovski, ndërsa anëtarë janë Bllagorodna Duliq nga VMRO-DPMNE, deputetët Igor Ivanovski dhe Cvetanka Ivanova nga LSDM-ja, deputeti Nexhati Jakupi ng BDI, përderisa PDSH nuk do të merr pjesë në punën e këtij komisioni. Në përbërje të këtij grupi punues do të marrë pjesë edhe një përfaqësuesi I BE-së.
Grupi punues do të punojë në implementimin e njëmbëdhjetë rekomandimeve për të cilat VMRODPMNE dhe LSDM arritën pajtueshmëri.