Nxënësi Osman Yaya ia la Obamas fjalën në gjysmë, por presidenti u pajtua me të! (Video)

A mund ta paramendoni që një nxënës i shkollës fillore t’ju thotë udhëheqësve shtetërorë të Kosovës se po flet shumë e madje t’ua ndërprenë fjalën?

Në fakt, nxënësi 12-vjeçar i quajtur Osman Yaya, teksa Barack Obama po përsëriste atë që kishte thënë më herët për të shkruarit dhe leximin, i thotë: “The gjithçka në lidhje me atë pyetje!”, transmeton Telegrafi.

Osman ishte moderator i debatit me nxënësit tjerë.

‘Osman mendon se po flas shumë”, tha Obama.

“Jo, mendoj vetëm se”, tha me hezitim Osmani.

“Të vazhdojmë, se të kuptova”, u pajtua Obama.

Presidenti amerikan vazhdoi t’i përgjigjet pyetjeve të tjera të nxënësve të shkollës fillore, ndërsa nuk dihet nëse kjo shkollë në Washington ka marrë ndonjë masë ndëshkimore ndaj nxënësit të saj. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button