Apple mund të bëhet lider i tregut në shtetin më të populluar në botë

Apple mund ta ketë humbur titullin e prodhuesit më të madh global për telefonat e mençur mobil ndaj rivalit Samsung, por me sa duket kompania amerikane me bazë në Cupertino së shpejti mund të bëhet krijuesi nr 1 vend në Kinë, i cili është tregu më i madh në botë i telefonave mobil.

Sipas një raporti nga firma kërkimore Strategy Analytics thuhet se Apple ka shitur 13.5 milionë njësi të iPhone në Kinë gjatë TM1 2015, nga 7.8 milionë njësi sa kishte shitur në tremujorin e një viti më parë. Me 12 për qind të tregut në tremujor, krijuesi i iPhone është renditur në vendin e dytë vendin më të populluar.

Në anën tjetër, Xiaomi që është lider në Kinë ka shitur 14 milionë telefona për të njëjtin tremujor, duke marrë më shumë se 12.8% të tregut.

Një tjetër pike që vlen të përmendet këtu është se Samsung, i cili tani është udhëheqës i tregut mobil në botë, nuk renditet as në mesin e tre prodhuesve kryesor në Kinë, gjë që ka ndodhur për herë të parë në TM4 2011. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button