Deri në 4000 euro dënim nëse punëdhënësit nuk i paguajnë punëtorët për punën gjatë festave

Deri në 4000 euro dënim do të paguajnë punëdhënësit të cilët nuk do t’ua pagujnë honoraret punëtorëve në ditët e festave.

Çdo punëdhënës i cili sot ka punëtorë në vendin e punës është në gjendje për ta lajmëruar atë në mënyrë elektronike që punëtorët duhet të punojnë edhe gjatë kohës së festave.

A është paguar ky lloj honorari shumë lehtë mund të kontrollohet me anë të kartës për pagesën e pagës ose nga të dhënat elektronike të pagesës së pagave.

Nëse pas kontrolleve  nga Inspektorati i Punës vërehet se honorari i tillë nuk është paguar, atëherë vijojnë dënimet për punëdhënësin e cila mund të jetë me vlerë prej 3,000 deri në 4,000 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button