Aksident i rëndë në magjistralen Shkup-Bllacë, 4 të plagosur

Një aksident që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën magjistrale Shkup- Bllacë, mbeten të plagusr katër persona. Kjo rrugë ishte e bllokuar për disa orë.

Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes rreth 9 e 40 minuta në magjistralen Shkup – Bllacë, kur kamioni i tipit Mercedes u përplas me makinën Golf.

Sipas informatave të policisë është plagosur shoferi i makinës dhe tre personat që ishin me të. Pas aksidentit personat e plagosur janë transferuar në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup.

Të plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button