Enesi synon të sundojë Rumaninë‏

Enes Hamiti si kampion i Maqedonisë në fitnes do të garojë në garën Ballkanike që do të mbahet në Reghin në Rumani, më date 1-3 Maj, 2015.

Pas fitores në kategorinë trupi më i mirë në Maqedoni, kategoria fitnes për meshkuj, Enesi me krenari do të garojë në garën ballkanike që organizohet nga IFBB. Enesi do të garojë si reprezantues i Federatës për Bodybuilding në Maqedoni.

Ai për këtë garë ka thënë “Më vjen mirë që do të jem në këtë garë për të treguar punën, bukurinë, mundin dhe vendosmërinë time edhe para publikut më të gjërë. Betejat dhe sfidat e mia nuk kanë të ndalur. Unë jetoj dhe motivohem nga betejat dhe nga mbështetja e më të dashurve të mi që nuk dua ti dëshpëroj. E shfrytëzoj momentin për t’i përshëndetur të gjithë që ndjekin sfidën time.” shtoi ai.

Enes Hamiti
Enes Hamiti

Lajme të ngjashme

Back to top button