Venera Lumani: Për të patur sukses nuk ka sekret, ka vetëm punë!

E mbani mend Venerën? Vajza që fitoi The Voice 2 në Top Channel në Shqipëri. Vajzën që rrëmbeu zemrën e publikut me zërin dhe performancën. Venera me ne ndanë rrugëtimin deri te suksesi. Lexojeni dhe shpërndajeni këtë intervistë për të motivuar edhe tjerët!

Intervistoi: Venhar Ramadani

Venera, si ndjeheni pas triumfit në The Voice?

V. Lumani: Edhe pse tashmë kanë kaluar dy vite të plota që prej ditës që unë u shpalla fituese e The Voice 2, mund të them me plotë gojë që akoma e kam fare të fresket momentin e madh, ai i dëgjimit të emrit tim si fituese e spektaklit. Padyshim ndjenjë e bukur, ndjenjë e cila më ka falur plot besim dhe kurajo mbi atë që unë bëj sot e kësaj dite.

A e pagoi çmimi në The Voice mundin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe?

V. Lumani:  Çdo gjë paguhet kur punohet me perkushtim të pafund, jo vetëm në The Voice por kudo dhe për çfarëdo në jetë.

A duhet të krenohen të rinjtë me suksesin e arritur?

V. Lumani:  Secili nga ne duhet të krenohet me sukseset e arritura, gjithnjë e më shumë kur ështe i merituar. Unë mendoj se duhet krenuar sepse në ditët e sotshme nuk është aspak e lehte të qash rrugën drejtë suksesit, andaj në momentin kur ti kap me dorë një moment për të cilin ke punuar shumë, absolutisht që duhet krenuar.

Si inspirohet Venera për të arritur suksesin e radhës?

V. Lumani: Unë kurrë nuk ngopem me veten, jam natyrë aq kerkuese sa që gjithmonë pretendoj që sukseset e mia të sfidojnë njëri-tjetrin. Pra,ajo që më inspiron mbase është ideja se dua të tejkaloj arritjet e mia, nje sfidë brenda për brenda meje.

Cili është sekreti juaj i suksesit?

V. Lumani: PUNA. Ska sekret, ka vetëm punë. 🙂

Kur si një e re e filluat karrierën, a menduat vallë se do të bëheni kjo që jeni?

V. Lumani:  Unë gjithmonë jetoj me vizione, gjë që natyrisht të jep një ide mbi atë se ku dëshiron ta gjesh veten në një të ardhme të afert apo largët. Edhe kur isha e vogël kisha këtë ‘parim’ dhe deri diku më jepte mendja edhe për këtë që jam sot. 🙂

A jeni perfeksioniste?

V. Lumani: Unë e mbaj veten për një të tillë. E them këtë sepse shpesh herë gjindem në situata kur kërkoj diçka që mbase është edhe e pamundur, por jo…pastaj mendoj se gjithçka ka vështirësite e veta por s’bën t’i thuash asnjëherë ‘e pamundur’. Kjo mendoj se më bën tëthem se, ‘Po,jam perfeksioniste’.

Cila është metoda më e mirë për të ndryshuar botën?

V. Lumani: Të gjithë ne duhet të jemi të kujdesshëm se si sillemi dhe ç’farë bëjmë, sepse çdo mesazh i joni mund të sjellë një ndryshim në botë.

A i friksoheni dështimit?

V. Lumani: Përderisa flet për dështim, normalisht se të ngjallet një ndjenjë jo e mirë përbrenda nesh, por në momentin që ke ide të qarta mbi veten dhe jetën, ska pse të shqetëson një gjë e tillë.

Çfarë mësimi jetësor aktualisht jeni duke mësuar?

V. Lumani: Mësim jetësor?! Çdo ditë mësojmë diçka të re, por kjo s’është mësim jetësor. Pastaj mësimeve jetësore ju duhet kohë ku njerëzit reflektojnë dhe flasin për x raste si mësim jetësor të tyre.

A keni një shembull për jetën tuaj (role model)?

V. Lumani: Padyshim prindërit e mi.

Kush e ka fajin për pa punësinë që aktualisht në Maqedoni është mbi 35%?

V. Lumani: Shkaqet janë të shumta. Një qeverisje e mirë dhe e drejtë do bënte që ky numër të ulej.

A mendoni se prindërit kanë patur ndikim në karrierën tuaj? A duhet të rinjtë të konsultohen me prindërit për hapat në karrierë?

V. Lumani: Prindërit e mi më kanë udhëzuar drejt asaj që në fillim ishte vetëm pasion për mua, e tani janë përkrahësit e mi me të mëdhenj, andaj mendoj se prindërit duhet të japin mendimin dhe udhëzimet e tyre, por gjithmonë pa tejkaluar në imponim.

Nëse do të mund t’i jepnit vetes suaj në moshë më të re ndonjë këshillë, cila do ishte ajo? Cila është këshilla që i jepni të rinjëve?

V. Lumani: Unë jam e lumtur që kam pasur një fëmijëri dhe adoleshencë shumë të shëndetshme dhe kam bërë gjëra që i takojnë moshës. Kam pas një kohë të palnifikur të cilën e ndaja mes mësimeve në shkollë, muzikës, pasioneve të mija dhe argëtimit, kështu që s’më ka mbetur diçka peng. Ndërsa për të rinjtë këshilla e vetme që mund t’ju jepja do ishte sa më pak facebook dhe instagram, sa më shumë libra dhe muzike të mirë.( kjo vlen edhe për mua me raste…haha)

Cili është filmi dhe libri juaj i preferuar?

V. Lumani: Nuk parashoh shumë filma, por nga ato që kam parë më ka pëlqyer The Countess, ndërsa nga librat kam shumë të preferuar andaj po të them më mirë më emrat e shkrimtarëve, p.sh Orhan Pamuk, Ismail Kadare…

Kjo intervistë është bërë nga vizione.info dhe Portalb.mk i ka të gjitha të drejtat e publikimit të intervistës, sipas marrëveshje së arritur mes palëve. Për më shumë intervista, ndjekni VIZIONE në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button