Mijëra pasagjerë bllokohen në tren për 5 orë (Foto)

Me mijëra pasagjerë në zonat periferike të Londrës kanë përjetuar një makth të vërtetë, teksa kanë mbetur të bllokuar në trena për shkak të një defekti elektrik të të gjithë linjës.

treni2aMediet britanike thonë se trenat patën një problem elektrik, çka ka bërë që pasagjerët të bllokohen brenda tyre për më shumë se 5 orësh. Më qesharakja është se mes pasagjerëve kishte patur edhe zënka se kush të hipte më parë në tren, përpara se të shfaqej defekti elektrik.

treni3aPolicia tha se më shumë se 900 pasagjerë kanë qëndruar të bllokuar brenda trenave të linjave “East Grinstead” dhe “Victoria-s”. Problemi ndodhi në orën 7:02 më orën lokale dhe pasagjerët u evakuuan vetëm në orën 11:36 nga grupet e shpëtimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button