Recension: Turp për moshën: Tito Petkovski kërcënohet me dhunë kah mesi i muajit të ardhshëm

Artikulli është politikisht i anshëm, përplot me komente dhe me epitete ofenduese, si “imbecil”, “tradhëtar” dhe të ngjashme, në llogari të liderit të PRSD-së, Tito Petkovski, që kanë për qëllim ta diskreditojnë personalitetin dhe veprimin e tij politik.

Тито Петковски се заканува со насилство iNFOMAXLinku deri te artikulli origjinal: Turp për moshën: Tito Petkovski kërcënohet me dhunë kah mesi i muajit të ardhshëm

Data dhe koha e publikimit: 19.04.2015

Data e recensionit: 22.04.2015

Recensues: Аna Anastasovska

“Renegati i LSDM-së, anëtar i Partisë komuniste të Maqedonisë (PKM), shëtitës i përjetshëm nëpër fotele, tradhëtar absolut bile edhe i kolegëve të tij partiakë dhe përkrahës i pensionuar i terroristëve të UÇK-së nga Tetova, u kërcënuar me dhunë dhe trazira kah mesi i muajit të ardhshëm.”

Që në fillim të tekstit, i cili është larg të gjitha standardeve gazetareske, autori përdor gjuhë të urrejtjes dhe etiketim, me çka e shkel nenin 10 të Kodit të gazetarëve, dhe toni i tillë vazhdon deri në fund të artikullit.

Në Kod, në mënyrë precize dhe të qartë thuhet se:

Gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të trajtojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urretjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfarëdo qoftë baze (nacionale, fetare, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, orientimit seksual, politike…).

Autori nuk është përpjekur që lexuesit t’i ofrojë ndonjë fakt ose dëshmi, por vetëm mendimet dhe kualifikimet e tij për Petkovskin. Është e vërtetë se gazetari ka të drejtë të komentojë dhe të anojë politikisht, mirëpo jo në këtë mënyrë, veçanërisht nëse nuk është theksuar në mënyrë të qartë, me emër dhe mbiemër, autori i tekstit. Në artikull, lideri i PRSD-së prezantohet si ndonjë fundërrinë, i cili, gjoja, bën vepër penale dhe bën thirrje për dhunë. Është përcjellë deklarata e Petkovskit e dhënë për agjencinë “Meta”, mirëpo në deklaratë askund nuk mund të dallohen thirrjet e tilla.

“Edhe në vendin tonë, mirëpo edhe në rajon, janë të njohura disa metoda për ndërrimin e pushtetit. Metoda e parë është duke u uhvilluar, e ajo është duke i publikuar të gjitha punët e ndyta që i ka bërë pushteti, gjatë periudhës së kalur. Nëse me këto audio-biseda komprometuese pushteti nuk tërhiqet, atëherë me gjasë kah fundi i këtij muaji ose fillimi i muajit të ardhshëm, do të ketë protesta masovike, me qëllim që të bjerë pushteti i Gruevskit – deklaroi Petkovski.”

Ajo që është fakt në deklaratën e Petkovskit është ajo se ai paralajmëron protesta masovike kundër Qeverisë dhe kjo nuk është vepër penale, por e drejtë e garantuar kushtetuese e çdo individi. Është mirë që në artikull është transmetuar e gjithë deklarata e Petkovskit, ashut që lexuesi ka mundësi ta lexojë dhe të fitojë pasqyrë të qartë për qëndrimet e tij, e jo për qëndrimet e autorit, i cili, është e qartë, dëshiron të manipulojë me publikun.

Në kohën e fundit, si kërpudha pas shiut mbijnë artikuj të këtill dhe të ngjashëm, që promovohen si gazetareske, e në fakt, janë shumë larg standardeve gazetareske. Në to shpeshherë mund të dallohet gjuha “patriotike” e urrejtjes, e cila është përshkruar në analizën e magjistrit për të drejtat e njeriut, Zharko Trajanoskit, me titull Gjuha “patriotike” e urrejtjes: urrejtja ndaj “armiqve” të brendshëm. Sipas Trajanoskit, gjuha “patriotike” e urrejtjes shpeshherë përdoret si instrument për dhunën psikologjike mbi kritikuesit e pushtetit aktual, nga politikanët, gazetarët dhe kolumnistët proqeveritarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button