Këshilla fantastike për të larguar dhjamin

Sigurisht për të mos u prekur nga mbipesha ju duhet të tregoni kujdes të veçantë dhe të vazhdueshëm. Por nëse ju tashmë jeni nën “kthetrat” e dhjamit, atëherë ne ju propozojmë disa këshilla të mrekullueshme, të cilat do t’ju shpëtojnë nga vetë ai dhe sëmundjet që sjell…

Nëse jeni mbipeshë, atëherë ndiqni këto këshilla për të hequr dhjamin:

-Hani herët. Ngrënia natën vonë sjell shtimin në peshë, pasi trupi e ruan më shumë ushqimin gjatë gjumit.

-Kombinoni ushqimet (frutat më vete, drithëra me perime, makarona me perime, fasule me perime, peshk ose mish me perime, bishtajore dhe drithëra).

-Braktisini ushqimet e rafinuara apo të përpunuara.

-Pini tetë gota ujë në ditë. Uji e largon natyrshëm oreksin (çaji i hithrës është i mrekullueshëm për të humbur peshë.

-Shmangni margarinën, qumështin e paskremuar, djathërat dhe prodhimet e bulmetit nga qumështi i lopës. Këto ushqime janë të vështira për t’u tretur. Mund të zgjidhni qumësht drithërash në vend të tyre.

-Shmangni sheqerin, ai e ul metabolizmin.

-Pakësoni grurin (sidomos bukën), sepse përmban gluten dhe shumë njerëz janë intolerantë ndaj glutenit.

-Hani yndyrat e mira dhe hidhini tutje të këqijat. Yndyrat e mira gjenden tek avokado, farat e kungullit, farat e lulediellit, peshku, arrat dhe perimet. Mos i shmangni këto ushqime. Ato janë të pasura me yndyra të mira, që ndikojnë te metabolizmi, në mënyrë që të humbni në peshë. Yndyrat e këqija janë yndyrat e ngopura, që i gjejmë te mishi i kuq dhe te gjalpi. Ato janë shumë të vështira për t’u tretur. Ato bllokojnë arteriet dhe shkaktojnë sëmundje dhe probleme me peshën.

-Mos kapërceni vaktet dhe gjithnjë hani mëngjes. Stomaku dhe shpretka janë shumë të fortë në mëngjes. Në këtë mënyrë keni gjithë ditën përpara për të djegur kaloritë e vaktit. Nëse nuk hani, te truri juaj shkon një sinjal. Truri e interpreton sikur nuk ka ushqim. Në trup, më pas, lëshohen hormonet e stresit. Pastaj indi muskulor lëshohet në mënyrë që të pakësojë nevojën e trupit për ushqim. Kur ju hani më vonë, trupi prodhon më shumë insulinë për të krijuar më shumë dhjamë, pasi nuk ka ushqim!

-Provoni të detoksifikoheni, të nxirrni jashtë helmet, lëndët toksike. Toksinat ruhen në indin dhjamor. Kur ju keni shumë toksina është e mundur që të keni më shumë dhjamë se sa muskul. Ndihmojeni trupin të pastrohet nga helmet dhe kimikatet dhe kjo do të ndihmojë të kontrolloni peshën.

-Mos bëni dieta të shpejta. Dieta ngadalëson funksionin e enzimave të metabolizmit në trup. Qelizat e dhjamit fryhen, bëhen toksike dhe mbeten në inde. Ju humbisni tonifikimin e muskujve. Bini në depresion. Në vend të këtyre dietave, ndiqni një dietë tjetër: hani më shumë se më parë, por hani ushqimet e duhura (perime me gjethe të gjelbra, perime, arra të gjalla, fara, barishte deti, drithëra, fasule, barishte të njoma, çaje bimorë, fruta të thata e të njoma dhe peshk).

-Bëni ushtrime. Digjeni dhjamin. Ushtrimet fizike rrisin ritmin metabolik dhe kaloritë digjen më shpejt. Filloni me ecjen, është një mënyrë shumë e mirë për të hequr dhjamin.

-Vëreni në punë metabolizmin. Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes është që të pini një gotë me ujë të ngrohtë me lëng të shtrydhur limoni.

-Largohuni nga alkooli. Ai ju dobëson mëlçinë, organin themelor për metabolizmin e dhjamin.

-Pini suplemente. Të gjithë njerëzit mbipeshë kanë mungesa të lëndëve kryesore ushqyese. Ka disa lëndë ushqyese që janë të dobishme, pasi ndihmojnë në djegien e dhjamit. Për shembull një suplement për të humbur në peshë është vitamina B, e cila ndihmon metabolizmin me karbohidrate dhe proteina. Merrni 50-100 mg në ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button