Recension: Njeriu është krijuar në Maqedoni, e jo në Afrikë?!

“Doli se Maqedonia është mbretëria më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë, civilizimi i parë, ndërsa Greqia duhet ta pranojë… se edhe vetë Zoti prej Maqedonisë i ka krijuar botën njeriun dhe kafshët”. Ky është vetëm njëri nga komentet në rrjetet sociale në rajon, pas transmetimit të lajmit nga mediat tona se njeriu është krijuar në Maqedoni (për shembull, këtu), që shërben për tallje masovike. Dhe kjo nuk është e pëlqyeshem as për shkencën tonë, e gjithsesi edhe për media, të cilat do të duhej pak ta shfletojnë dorocakun e parë për temën para se të transmetojnë senzacione të llojit më të keq.

Covekot nastanal vo Makedonija ne vo Afrika - 001Linku deri te artikulli origjinal: Njeriu është krijuar në Maqedoni, e jo në Afrikë?!

Data dhe koha e publikimit: 27.04.2015, 19:01

Data e recensionit: 28.04.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Fosile nga kafshët parahistorike, më të vjetar se 10 mijë vjet, që sot jetojnë vetëm në Afrikë, janë gjetur në afërsi të qytetit të Dellçevës, 200 kilometar në lindje të Shkupit. Shkencëtarët dhe paleontologët maqedonas thonë se në lokalitetin Stamer në afërsi të Dellçevës, në Maqedoninë Lindore, sipas të gjitha gjasave, gjendet fshehtësia e krijimit të njeriut dhe hallka në zinxhirin e evolucionit, e cila deri sot nuk është gjetur. Në atë vend është zbuluar varri i vetëm parahistorik masovik i kafshëve.”

Ky lajm së pari është “sallatë maqedonase” sa i përket kohës që e trajton zbulimin arkeologjik – kur është krijuar njeriu, sepse kjo është e lidhur me skeletin e mamutit dhe të zhirafës, dhe prej kur 10.000 vjet është periudhë e rëndësishme për përcaktimin e “hallkës së evolucionit”? Pastaj, edhe sa i përket asaj se çka konsiderohet si hallkë e evolucionit, sipas të cilës lokaliteti në Maqedoninë Lindore do të ishte i rëndësishëm për homo sapiensin, të themi.

Çdo herë kur paraqitet ndonjë mutacion te ndonjë krijesë (polimorfizëm njënukleotid) dhe i përcillet trashëgimtarit, formohet një haplogrup, që i përfshin të gjithë trashëgimtarët e krijesës, të cilët poashtu do të jenë bartës të atij mutacioni. Duke e krahasuar ADN-në mitohondrite e cila trashëgohet vetëm nga nëna, ekspertët e gjenetikës kanë ardhur në përfundim se parardhësja e fundit e përbashkët femërore, markeri gjenetik i së cilës gjendet te të gjithë njerëzit bashkëkohorë (e ashtuquajtura Eva mitohondrite) do të ishte dashur të ketë jetuar para rreth 200.000 viteve.”

Ky është një segment nga teksti më i kapshëm për atë se kur është krijuar njeriu në “Wikpiedia” për variantin më të butë të evolucionit, për shkak se sipas disa teorive, njeriu i parë, si skelet ka vjetërsi prej 7,2 milionë vitesh. Në vitin 2000, Martin Pikford dhe Brizhit Senu në Tugen Hills në Keni kanë zbuluar një hominin dykëmbësh të vjetër 6 milionë vite, të cilin ata e kanë quajtur Orrorin tugenensis. Në vitin 2001, ekipi i udhëhequr nga Mishel Brune ka gjetur një kafkë të Sahelanthropus tchadensis, për të cilën është konstatuar se është e vjetër 7,2 milionë vite dhe për të cilin Brune ka thënë se është dykëmbësh, e me atë edhe hominin.

Dhe cila është, domethënë, lidhja ndërmjet atyre miliona viteve ose qoftë edhe 200.000 viteve nga stërgjysha Eva me zbulimet që janë gjetur në afërsi të Dellçevës para shtatë vitesh?

Në fakt, në njërn nga deklaratat e njërit nga shkencëtarët e Muzeut natyror-shkencor thuhet se “me të drejtë presim që të gjejmë mbetje edhe të njeriut primitiv, mirëpo të tilla nuk janë gjetur! Mirëpo, kjo gjendet edhe në titull, edhe kjo, gjithsesi, është problem i medies, për shkak se për një pjesë të konfuzionit gjithsesi merita ka edhe autori i panënshkruar.

Ndoshta kjo seri parregullsish dhe nebulozash është inicuar që të fitohen mjete për hulumtime të mëtutjeshme, mirëpo kështu, siç është transmetuar i gjithë ky material, në një “megalostil” maqedonas siç jemi mësuar ta shohim pas paraqitjes së “aleksandritëve” në mesin tonë, shkaktoi tallje të madhe, tani për tani në rajon, e pastaj…

Lajme të ngjashme

Back to top button