Petar Naumoski, zgjidhet kryetar i ri i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë

Anëtarët e Kuvendit Zgjedhor të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë në takimin e mbajtur në Shkup zgjodhën kandidatin e vetëm Petar Naumoski, kryetar të ri të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Legjenda e basketbollit maqedonas Naumoski, në fillimin e Kuvendit për kundërshtarë kishte anëtarin e Këshillit organizativ të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, Abduraim Bajraktar, i cili edhe pse u mbështet nga 10 anëtarë, për shkak të mosrespektimit të procedurës është tërhequr nga gara.

Kryetari i ri, Petar Naumoski, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) tha se planet dhe prioritetet e tij do të përqendrohen në brezat e rinj dhe të ardhshëm të basketbollit, për të cilët siç tha ai, deri më tani askush nuk është kujdesur për nevojat e tyre. “Brezi i ri janë e ardhmja e çdo vendi dhe në këtë mënyrë shoqëria dhe basketbolli do të kenë një efekt më të mirë”, u shpreh ai.

Naumoski paralajmëroi se nuk do të ketë tolerime të klubeve, përfaqësuesve apo ndonjë lojtari tjetër të basketbollit dhe se ata që nuk do të respektojnë rregullat dhe rregulloren e Federatës do të dënohen ashpër, pavarësisht reputacionit dhe sukseseve në të kaluarën.

Naomoski pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi në basketbollin e Turqisë dhe me këtë shpreson se do të ketë bashkëpunim dhe mbështetje të madhe nga përfaqësuesit e basketbollit në këtë vend, veçanërisht nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Turqisë dhe kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit për Evropë, Turgay Demirel.

Naumoski duke falënderuar “Turkish Airlines” dhe Halkbank, të cilat janë promotor të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, shtoi se, “Besoj se këtu do të bashkohen edhe kompani tjera që kanë interes të jenë pranishme në Maqedoni dhe në këtë mënyrë të japin kontribut të madh në zhvillimin e basketbollit nëpërmjet federatës si promor”, tha ai,

Petar Naumoski do të jetë kryetar i tetë i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë duke e zëvendësuar në këtë post Daniel Dimevskin, i cili ka udhëhequr Federatën që nga viti 2005.

Lajme të ngjashme

Back to top button