Martohet Agoni, Ledri i pranishëm në dasmë (Foto + Video)

Reperi i grupit Tingulli 3nt, Agon Sylejmani, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar të fejuarën Egzonën.

Agoni, i cili është një prej reperëve të parë shqiptarë në skenë bashkë me Getoar Selimin, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Egzonën.

Reperi ka vendosur që të organizojë një ceremoni private martesore në hotel Emerald larg syrit të publikut dhe medias.

I ftuar që të performojë në dasmën e Agonit ka qenë Labinot Tahiri.

Në mesin e shumë të ftuarve kanë qenë Tuna dhe Ronela Hajati, ashtu sikurse partnerët tjerë të Babastars. Por, krahas tyre ka qëndruar edhe Ledri, ish-anëtari i po këtij ‘labeli’.

Ledri është parë duke bërë një fotografi me uiski në dorë dhe siç mëson Telegrafi ai vazhdimisht ka qëndruar me anëtarin tjetër të dikur grupit Skillz, Visarin, ashtu sikurse me bosin e Babastars, Getoar Selimin.

Nuk dihet nëse përgjigja pozitivisht e ftesës për të marrë pjesë në ceremoninë martesore nga Ledri dhe argëtimi me ish-kolegët e tij është një indikacion për një ri-bashkim, por një gjë është e sigurt – dita ditës ai po e konfirmon rikthimin sensacional.

Agonit dhe bashkëshortes së tij Egzonës i urojmë martesën dhe i dëshirojmë çdo të mirë në të ardhmen. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button