Recension: FOTO: Njeri i afërt i Stojançe Angellovit e ka demoluar ndërtesën e komunës së Prilepit

Ky tekst ka për qëllim që një incidenti t’i jap konotacion politik dhe me këtë rast ta ndërlidhë me liderin e “Dinjitetit”, Stojançe Angellov, duke e diskredituar si person publik. Artikulli është i motivuar politikisht, tendencioz dhe nuk e plotëson nivelin minimal të gjithëpërfshirjes.

ФОТО  Близок човек на Стојанче Ангелов ја демолирал зградата на општина Прилеп   Press24Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Njeri i afërt i Stojançe Angellovit e ka demoluar ndërtesën e komunës së Prilepit

Data dhe koha e publikimit: 21.04.2015

Data e recensionit: 25.04.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

“Njeri i afërt me Stojançe Angellovin është thyerësi i dritareve në komunën e Prilepit. Një prilepas i ri në gjendje të alkoolizuar, sot në mëngjes rreth orës 7, ka thyer mbi 10 dritare të jashtme të ndërtesës së re të komunës së Prilepit.”

Аutori i këtij teksti ka vendosur ta shfrytëzojë fotografinë e prilepasit të ri që e ka shkaktuar incidentin, ku ai është fotografuar me Stojançe Angellovin. Fotografia e këtillë shërben për manipulim me faktet dhe për krijim të përshtypjes së rrejshme te lexuesi. Qëllimi, gjithsesi, është të diskreditohet Angellovi dhe ai të lidhet me thyerjen e dritareve të ndërtesës së komunës së Prilepit. Veçanërisht për shkak se muajin e fundit Angellovi është aktual me protestat e tij para RTVM-së dhe paralajmërimeve të tij për “çlirimin” e shërbimit publik.

“Njohësit e rrethanave komentojnë se incidentet e këtilla janë drejtimi i dytë i skenarit të Zaevit për dhunë, destabilizim dhe shqetësim të qytetarëve nëpërmjet mercenarit Angellov, i cili nëpërmjet njerëzve të tij, të cilët, siç është rasti me këtë prilepas të ri, janë autorë edhe të shkeljeve të tjera të rendit dhe të qetësisë publike, përpiqet ta shqetësojë popullin.”

Vetë fakti që “njohësit e rrethanave” nuk janë askund në tekst, ndërsa përfundimi i tyre i pretenduar është përcjellë nëpërmjet komentit të autorit anonim, është dëshmi për spinin që imponohet nëpërmjet këtij artikulli.

Mirëpo, në artikull është e qartë se me qëllim është harruar një fakt tjetër. Ajo është se prilepasi i ri që përmendet në tekst, ka dërguar demant për pohimet e këtilla, të shoqëruar me fotografi ku është fotografuar me udhëheqës të VMRO-DPMNE-së, ministreshën për punë të brendshme, Gordana Jankullovskën dhe deputetin, Antonio Milloshoskin.

“Dua të them se ashtu siç jam fotografuar me gjeneralin Angellov, jam fotografuar edhe me ministra të qeverisë aktuale, që përdorimin selektiv të fotografive nga profili im në Facebook e bën tendencioze dhe keqdashëse”, thuhet në reagimin e prilеpasit, të cilin e transmeton agjencia “Meta”.

Аutori i këtij teksti e ka shkelur nenin 3 të Kodit të gazetarëve, ku qartë theksohet se:

Gazetari do të tentojë të sigurojë se do të publikohet korrigjimi, demanti dhe përgjigja atëherë kur do të konstatohet pasaktësia e informacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button