10 arsye pse martohen njerëzit, edhe pse ata mund të dinë të tjera

Jo të gjitha marrëdhëniet zgjasin përgjithmonë. Ndonjëherë çiftet arrijnë të martohen. Mund ta bëjnë historinë të funksionojë për vite. Mund të kenë edhe fëmijë. Por herët a vonë, për çudinë e askujt, e gjejnë veten para gjykatësit, duke i kërkuar divorcin. Në atë kohë, secila nga palët deklaron me inat “Nuk duhet të isha martuar kurrë me ty”.

Vëzhguesit shpesh bëjnë pyetjen: Nëse e dinin që nuk duhej dhe uronin të mos e bënin, pse e bënë? Çdo situatë është e ndryshme, por ka disa arsye të përgjithshme. Dhjetë nga ato janë më poshtë.

  1. Hapi logjik i radhës. Kanë qenë bashkë për vite. Jetojnë bashkë. Janë një çift i këndshëm. A nuk duhet të martohen tani?
  2. Na ishte një herë që ata ishin të dashuruar. Në fillim, historia e tyre ishte si një përrallë. Sigurisht, gjërat mund të jenë ftohur, por cila është mënyra më e mirë që ata të ta kalojnë te faza jetuan përgjithmonë të lumtur sesa martesa?
  3. Dëshirë për t’u rritur. Si mund të jesh i rritur nëse nuk je martuar kurrë? Të gjithë e dinë që unaza vjen bashkë me një rritje të standardit të jetës dhe një reputacion më të mirë në shoqëri.
  4. “Ai është i mirë…”. Ai ka një punë të mirë, një histori të pastër kriminale dhe një kartë krediti me limit fantastik. Ai i do fëmijët dhe të adhuron. Kështu që pse të mos e duash dhe ti aq shumë?
  5. Frikë mos ngelesh beqare. Sepse “beqare e lashtë” nuk është një titull që shumica e grave do e donin në CV-në personale.
  6. Beson atë që do të doje. Të martohesh do të thotë të rritesh. Nuk do qëndrojë më natën vonë jashtë. Nuk do ketë më mesazhe misterioze. Dhe do u japë fund flirteve. Ai mund të ndryshojë, apo jo? Duhet ta bëjë, për hir të dashurisë.
  7. Siguria. Kush nuk do flinte më mirë duke ditur që ka një plan rezervë për të paguar kredinë nëse të pushojnë nga puna?
  8. Pret një fëmijë. Fëmijët duan prindër të martuar, apo jo? Pas një shtatzënie të papritur, martesa është gjëja e duhur për t’u bërë.
  9. Presioni. Shoqëria të thotë që duhet të martohesh. Shoqet janë martuar të gjitha. Familja të pyet çdo ditë kur do vendosësh…
  10. Ora po bie. Më mirë të gjesh nje burrë pa ardhur koha kur ngelesh pa vezë!

Lajme të ngjashme

Back to top button