A lahen flokët përditë?

Nuk ka një ligj që të thotë që floku duhet larë çdo ditë, ose jo. Shampoja në vetvete është një pastrues dhe ushqyes dhe është e nevojshme të përdoret.

Shumë njerëz faktin që e lajnë kokën çdo ditë e kanë obsesion. Por duhet pasur parasysh, në rastin kur koka lahet përditë duhet të përdoret sa më pak shampo dhe gjithashtu asnjëherë nuk duhet të harrojmë që pas shampos të vendosim balsam, i cili duhet të jetë i së njëjtës linjë.

Për një larje normale është e rekomanduar që flokët të lahen një herë në 2 apo 3 ditë dhe një herë në javë të trajtohet me maskë flokësh.

Sa më i shkrutër të jetë floku, aq më shpesh mund të lahet. Gjithashtu është mirë që floku të krihet një herë në javë në sallon, kjo vlen si për meshkujt, po ashtu edhe për femrat.

Lajme të ngjashme

Back to top button