Prezantohet Druloviq, Beqiri mbetet ndihmës

Federata e Futbollit të Maqedonisë, sot ka prezantuar trajnerin e ri, Ljubinko Drulloviq i cili në këtë post zëvendëson Boshko Gjurovskin e shkarkuar.

Druloviq pret t’ia ktheje renomenë përfaqësueses së vendit dhe të përmirësojë imazhin e kësaj kombëtare në eliminatoret e humbur.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që jam këtu dhe jam emëruar trajner. E njoh shumë mirë Maqedoninë. Unë si trajner do të pyes për të gjithë futbollistët. Të gjithë ne kemi një vizion. Maqedonia ka futbollist të talentuar dhe nga ndeshja e parë do të dëshmojë se ecim në rrugë të mirë”, tha në prezantimin e tij trajneri i ri i Maqedonisë, Ljubinko ko Druloviq.

Ndërsa numri një i futbollit vendor Ilço Gjorgjioski, gjatë prezantimit të trajnerit theksoi se dëshira është që Maqedonia me këtë trajner të kthehet në pozitën e katër nga aty ku edhe i nisi këto eliminatore për “Franca 2016”.

“Në kombëtare të kthehet atmosfera pozitive në kombëtare. Të kthehet forma dhe të shkohet hap pas hapi. Të jemi në një pozitë nga edhe nisëm, pozita e katërt. Këto janë dëshirat dhe pritjet . FFM-ja në periudhën e kaluar ishte para një sfide serioze dhe ja gjeti një drejtues të ekipit.

Në kriteret e përcaktuara kontaktuam më shumë trajner, ndërsa zgjedhja ra tek Ljubinko Druloviq, trajnerin më të mirë në Serbi për vitin 2013 dhe kampion evropian me U19.”, tha numri një i futbollit vendor Ilço Gjorgjioski. Ndryshe Druloviq, do të jetë trajneri i 15-të i Maqedonisë që nga viti 1993.

Drulloviq ka zgjedhur edhe ndihmësit e tij, dhe ata janë portugezi Luis Diogo Kampos, trajneri i Rabotniçkit, Igor Angelovski dhe Argjend Beqiri, i cili ishte ndihmës edhe gjatë kohës së Boshko Gjurovskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button