Shkëndija futet në formë, e mundi edhe Turnovën

Skuadra tetovare, Shkëndija ka vazhduar me fitore, kësaj radhe duke e mundur Horizont Turnovën me rezultat 0-4, dhe duke përforcuar vendin e tretë në renditje para se të filloj play-off-i.

Kroati Bojan Vruçina ishte ai i cili shënoi i pari në minutën e 12-të, ndërsa Armend Alimi shtoi edhe një gol në minutën e 26-të. Pjesa e dytë solli edhe dy gola tjerë me autor Kirovski (minuta 73) dhe Juffo.

Pas xhiros së 27-të Shkëndija pozicionohet e treta me 47 pikë, ndërsa ndiqet nga Renova me 44 pikë. Këto dy të fundit do të takohen në fundjavë në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button