Biseda Mijallkov- Jankullovska para arrestimeve për Monstrën

Lideri i LSDM-së, ka publikuar një bisedë të përgjuar për të cilën tha se në të flasin ministrja Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov.

Ai gjatë pyetjes së gazetarëve potencoi se është bisedë e cila e vërteton fshehjen e pajisjes së MPB-së, përpara arrestimeve për Monstrën, transmeton SHENJA.

SHENJA ju sjell bisedën  e plotë të transkriptuar ndërmjet Jankullovskës dhe Sasho Mijallkov:

G.J: Për këtë qendrën që po flasim, a ta bëjmë hapjen më 7 maj, kjo është pyetja ime.

S.M: Do të shohim. Sa jeni gati…

G.J: A e din pse?

S.M: Për arsye se dëshirojnë të vijnë edhe Izraelitët.

G.J: Jo be, për gatishmëri mendoj se nuk ka problem, por në kontekst të kësaj pune tjetër, e din. A po themi që nuk kemi incizime, nuk e kemi atë, këtë, ndërsa po promovojmë Qendër të tillë.

S.M: Po mirë de, po e hapim pas ngjarjes, çka. Deri atëherë nuk kemi pasur.

G.A: A be, deri atëherë nuk kemi pasur, dallimi thelbësorë është deri atëherë a do të mbarojmë me vrasjen. Nëse mbarojmë atëherë kemi goditur në shënjestër, e dinë.

S.M: Po, po, po.

G.J: Por nëse nuk mbarojmë…

S.M: Jo, jo, jo. Ajo…

G.J: Aj të shohim edhe dy- tre ditë, dhe do të merremi veshtë, mundet?

S.M: Po, mundet, mundet, aj.

G.J: Të mos prejudikojmë tani. Donë të thotë, brenga ime ishte ajo.

S.M: U bë.

G.J: Ok

S.M: Do të kërkoj në telefon fiks.

G.J: Mundet, tung, tung.

Lajme të ngjashme

Back to top button