Ministri Izairi paralajmëroi dënime ndaj atyre që nuk respektojnë ligjet për ruajtjen e ambientit

Vetëm disa ditë para skadimit të afatit për vendosjen e filtrave në fabrikën Jugohrom në Tetovë, ministri Nurhan Izairi paralajmëron analiza të ajrit të ndotur në këtë qytet, dhe flet për dënime ndaj atyre që nuk respektojnë ligjet për ruajtjen e ambientit. Gjatë promovimit të disa projekteve që do të financojë BE-ja, Izairi theksoi se do të përforcohen inspektimet në mënyrë që të ketë dënime adekuatë për shkelësit e ligjeve.

“Në pjesën praktike do të hartohen leje të integruara ekologjike për instalimi 10 N ndërsa për komunën e Tetovës për shkak të aktualitetit të çështjes së ndotjes së ajrit, do të bëhet vlerësimi i cilësisë së ajrit. Për ne si ministri projekti “twining” për përforcimin e kapaciteteve për zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese në nivel lokal dhe qendror është e një rëndësie të veçantë sepse është e rëndësishme të sigurohen të gjitha kushtet për zbatimin e legjislacionit, si dhe të gjenden subjektet përgjegjëse në rast se njëjti nuk respektohet. Një mbikëqyrje inspektuese e zbatuar mirë do të thotë edhe caktim i mirë i dënimeve për kundërvajtësit e ligjeve”, deklaroi Nurhan Izairi, ministër i Ekologjisë.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian Aivo Orav njoftoi se BE-ja do të ndajë 1 milion euro për projektet ekologjike të Maqedonisë, Spanjës, Holandës, Portugalisë, por nga ana tjetër theksoi se shtetet janë ato që kanë rolin kryesor, që duhet të angazhohen për ngritjen e vetëdijes qytetare si dhe punësimin e kuadrove adekuat për menaxhim.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button